Bota

Objektivi i rritjes ekonomike të Kinës në vitin 2019 është 6%-6.5%

Kryeministri Li Keqiang tha në raportin e punës së qeverisë kineze se Kina ka përcaktuar një objektiv të rritjes së GDP-së në vitin 2019 prej 6%-6.5%. Për të ruajtur funksionimin e ekonomisë brenda një sfere të arsyeshme, Kina do të vazhdojë politikat proaktive fiskale dhe politikat e qëndrueshme monetare. Kina do të përmirësojë sistemin e formimit të kursit të këmbimit dhe do ta mbajë kursin e këmbimit të RMB-së në një nivel të arsyeshëm dhe të ekuilibruar.

Li Keqiang vuri në dukje në raport se vendet e reja të punës në qytete dhe qyteza do të arrijnë mbi 11 milionë, duke vënë në dukje se politikat e punësimit duhet të vendosen në nivelin e politikave makroekonomike me përparësi të qeverisë. Ai u shpreh se sivjet Kina do të përballet me një situatë më serioze, por prirja pozitive afatgjatë e ekonomisë së saj nuk do të ndryshojë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button