Bota

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, për forcat që rrezikojnë zgjedhjet e PE-së

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, paralajmëroi këtë të martë se forcat anti-europiane po përpiqeshin të ndërhynin në zgjedhjet në Europë, dhe mund të bëjnë të njëjtën gjë edhe në zgjedhjet e parlamentit europian, që do të mbahen në muajin Maj të këtij viti.

“Ka forca të jashtme antieuropiane të cilat, në mënyrë të hapur ose në fshehtësi, po përpiqen të ndikojnë zgjedhjet demokratike të europianëve, siç ishte edhe rasti i Brexit, dhe një numër fushatash zgjedhore që janë mbajtur në Europë. Një gjë e tillë mund të ndodhë edhe me zgjedhjet europiane që do të mabhen në muajin Maj”, u shpreh Tusk para gazetarëve.

“Prandaj u bëj thirrje të gjithë atyre që shqetësohen për Bashkimin Europian, që të bashkpunojnë ngushtë gjatë dhe pas zgjedhjeve europiane. Mos lejoni partitë politike që finacohen nga forca të jashtme armiqësore ndaj Europës ,të vendosin prioritetet kyçe për BE-në dhe lidershipin e ri të institucioneve europiane,” vijoi Presidenti i Këshillit Europian.

Duke folur para gazetarëve pas bisedimeve të zhvilluara me Kryeministrin e Armenisë, Tusk gjithashtu përsëriti paralajmërimet e Presidentit francez Emanuel Makron rreth ndërhyrjes së huaj, dhe mbështeti thirrjen e tij për një rilindje europiane.

”Nuk mund të presim për rilindjen e Europës. Rilindja e Europës duhet të fillojë tani”, u shpreh Tusk. Pas zgjedhjeve për Paralmentin Europian, që do të mbahen në datën 23 deri në 26 Maj, 705 anëtarët e rinj të organit legjislativ të BE-së, do të ndihmojnë në formulimin e ligjeve të reja europiane, si dhe të zgjedhin pasaradhësin e Zhon Klod Junker, Kreut të Komisionit Europian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button