Sporti

Statistikat tronditëse pas eliminimit historik të Real Madridit

Real Madridi e pësoi disfatën më të thellë në histori, nga ndeshjet e zhvilluara në shtëpi, në kuadër të Ligës së Kampionëve. Këtë disfatë, me rezultat 4:1, madrilenëve ua shkaktoi Ajaxi, duke e eliminuar mbrëmë në Madrid nga ky sezon i Championsit.

Pas fitores me rezultat 2:1 në ndeshjen e parë, besohej se Real Madridi veçse e kishte siguruar pak a shumë një vend në çerekfinale, pasi që ndeshjen kthyese do ta luante në shtëpi.

“Los Blancos” nuk ishin eliminuar nga Evropa pasi e kishin fituar ndeshjen e parë, jashtë shtëpisë, që nga sezoni 1994/95, kur ishin mposhtur nga Odense Boldklub, në kuadër të Kupës së UEFA-s.

Si rezultat i kësaj disfata, Real Madridi bëhet kampioni i parë në fuqi i Ligës së Kampionëve që dështon të kualifikohet në çerekfinale të sezonit të ardhshëm, që nga Chelsea në sezonin 2012/13.

Për më tepër, kjo është hera e parë që nga viti 2004 që Real Madridi i humb katër ndeshje radhazi në shtëpi. Kjo gjë ka ndodhur vetëm tri herë në historinë e klubit madrilen.

Kjo ecuri e disfatave në shtëpi filloi me disfatën 2:1 ndaj Gironas më 17 shkurt. Pastaj, ata humbën 3:0 kundër Barcelonës, në kuadër të Kupës së Mbretit dhe e humbën 1:0 El Clasicon tjetër, këtë herë në kuadër të La Ligës.

Ajaxi është i pamposhtur në secilën prej 48 ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, në të cilat e ka shënuar golin e parë të ndeshjes. Tani, klubi holandez po kalon në çerekfinale për herë të parë pas 22 vjetësh.

Hera e fundit që Ajaxi ka shënuar fitore në fazën eliminatore në këtë garë është në sezonin 1996/97, kur e mposhtën Atletico Madridin në çerekfinale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button