Home / roze / Edhe një lidhje e dështuar e Rita Orës

Edhe një lidhje e dështuar e Rita Orës

Romanca katër mujore e Rita Orës me Andrew Garfield ka përfunduar “pasi që ai e ka lënë atë sepse kërkon më shumë jetë private”…duke e lënë këngëtaren kosovare me “zemër të thyer”

Rita Ora ka pasur një lidhje të shkurt me Andrew Garfield pasi që thuhet se ylli i Hollywoodit ka kërkuar nga ajo që “të merret më shumë me jetën private se me punën”.

Rita (28), thuhet se është mërzitur shumë pas vendimit të Garfield për ti dhënë fund lidhjes së tyre pas vetëm katër muaj, pavarësisht se çifti kishin kaluar edhe Krishtlindjet së bashku.

“Rita është tepër e mërzitur për tërë këtë situatë. Andrew është ndarë nga ajo kohëve të fundit pasi që për të ishte shumë e vështirë që ata të kalojnë më shumë kohë së bashku”, tha një burim për The Sun, transmeton GazetaExpress.  

“Ata kaluan Krishtlindjet së bashku dhe ajo mendonte që gjërat po shkonin mirë mes tyre. Karriera e saj është duke ecur mirë për jeta e saj private dhe të qenit në qendër të vëmendjes kanë bërë që ai të kërkoj ndarjen nga ajo”.

“Rita është përpjekur ta bëj këtë duke e lënë jashtë këtë romancë nga rrjetet sociale por gjërat në fund nuk funksionuan”.

Raportohet se raportet ishin përkeqësuar pasi që Rita ishte në turne në Australi, ku ka filluar turneun e saj Phoenix World Tour në Melbourne më 1 mars.

Çifti për herë të fundit janë parë bashkë në dhjetor ku ishin duke ecur dorë për dore në Londër në Primrose Hill.

“Rita madje ishte ndarë edhe nga shokët e saj vetëm që kjo romancë të kishte sukses”, kishte thënë më parë një burim tjetër i The Sun, kur ata e kishin filluar lidhjen.

“Por, ditëve të fundit gjërat filluan të acarohen dhe ajo e kishte pranuar atë që është dashtë ta pranoj”.

“Madje qysh në ditët më të para ata ende ishin duke e përcjell situatën për atë çfarë do të ndodhte. Orari i tyre i bëri gjërat më të vështira por ata kishin pasur një lidhje të vërtetë”.

Ndarja nga Garfiel vije pas vetëm gjashtë muajve më parë kur Rita i kishte dhënë fund lidhjes me Andrew Watt në shtator.

Leave a Reply

%d bloggers like this: