Home / Ekonomia / Protestat, sipërmarrësi italian: Vazhdojmë të qetë punën. Shqipëria ku ia vlen të investosh

Protestat, sipërmarrësi italian: Vazhdojmë të qetë punën. Shqipëria ku ia vlen të investosh

Mimmo është një nga 20 000 sipërmarrësit italianë që janë transferuar në Shqipëri, i cili deklaroi gjatë një interviste për Rai1 se në Shqipëri jetohet qetë dhe shqiptarët po qëndrojnë larg situatës politike aktuale.

Gjatë një interviste në emisionin ”Porta a porta” të gazetarit të njohur italian, Bruno Vespa, ku ishte i ftuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sipërmarrësi italian tha se “Jo vetëm ne sipërmarrësit ose italianët që jetojmë dhe punojmë në Shqipëri, por edhe popullin shqiptar në këtë situatë, është një çështje politike, siç e tha edhe kryeministri më parë, ne jemi pak jashtë kësaj çështjeje, puna jonë e përditshme vazhdon e qetë, pa pasur asnjë shqetësim”.

“E qartë që në nivelin e jashtëm imazhi i Shqipërisë vihet në dyshim. Është një gjë e rëndësishme që Shqipëria është një nga vendet më të qeta që gjendet, nga të gjitha pikëpamjet. Është një vend që jetohet shumë qetë”, tha ai.

Me një aktivitet industrial të specializuar në shërbimet spitalore, sipërmarrësi italian prodhon për Shqipërinë dhe jo si sipërmarrësit që punojnë dhe prodhojnë për të eksportuar jashtë saj.

“Aktiviteti im është industrial, i specializuar në shërbimet spitalore. Një aktivitet i krijuar vetëm për Shqipërinë. Unë jam një sipërmarrës që prodhoj për Shqipërinë, jo si sipërmarrësit që punojnë dhe prodhojnë për të eksportuar jashtë saj”, -tha Mimmo.

I pyetur nga gazetari lidhur me faturimin e ndërmarrjes së tij, ai tha se aktualisht paguan gjysmë milrrad lekë, pra 15% taksa.

Nga ana e tij, Rama tha se “mbi rrogën e tij nuk janë pak, por sigurisht janë më pak sesa në Itali.

“Jam i sigurt për këtë gjë. Sepse principi ynë është që mbi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mbi 50 000 euro faturim kemi zero taksa, asgjë, vetëm sigurimet. Pastaj, deri në 140 000 euro e kemi 5%, pastaj gjithë të tjerat 15 %, ndërsa mbi personat fillojmë me 0% dhe arrijmë deri tek 17%  dhe ju duhet ta keni 23%, të merituara apo jo?”, theksoi kryeministri Rama.

Sipërmarrësi italian si një sipërmarrës i angazhuar në Shqipëri, tha se nuk e ndjen të ndalojë sipërmarrës të tjerë që kanë interes apo kuriozitet. “I ftoj të vazhdojnë të investojnë në Shqipëri, sepse Shqipëria është një vend me rritje të fortë ekonomike në sektorë të ndryshëm. Pra, mjafton të kesh shumë besim dhe t’i besosh projektit të Shqipërisë”, tha ai.

Leave a Reply

%d bloggers like this: