roze

Mariah Carey “ka harruar të këndojë”

mariahMariah Carey nisi nga Japonia turin e saj të koncerteve “Elusive Chanteuse” dhe nisja ishte zhgënjyese, të paktën për një pjesë të fansave të këngëtares.

Pas koncertit të zhvilluar në Tokia para mijëra spekatorëve, 44-vjeçarja është përballur me një lumë kritikash mbi zërin e saj.

Kritikat shpërthyen në rrjetet sociale, ku të shumtë ishin ata që i bënin thirrje që të tërhiqej nga bota e muzikës.

“Është fundi i karrierës së Mariah Carey. Është një legjendë e muzikës. Është koha të tërhiqet. Nuk mund të këndojë më”, shkruan një fanse e zhgënjyer në Twitter.

Komentet negative mbi performancën e saj nuk u ndalën vetëm në rrjetet sociale. Mediat në Japoni kryeqëzuan gjithashtu këngëtaren. “Kuptoj pse Mariah Carey nuk këndon më drejtpërdrejtë. Mezi dëgjohet!”, shkruhej në njërë prej tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button