KronikaSporti

Bojkoti i arbitrave, Gjici: E pa mundur të vazhdohej kësh

Dhuna ndaj arbitrit Hamiti në sfidën Kamza-Laçi ka pasur një efekt të madh në futbollin shqiptar dhe në vazhdimësinë e garës. As dënimi ekzemplar që Komisioni i Disiplinës dha për ekipin e Kamzës, duke e përjashtuar nga çdo aktivitet deri në përfundim të sezonit dhe duke e zbritur më pas dy kategori më poshtë, nuk ka qetësuar arbritrat të cilët ndihen të pa sigurt për jetën.

Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar doli më një vendim befasues duke bojkotuar futbollin në nivel kombëtarë. Ashtu si drejtuesit e Federatës edhe Bashkimi i Arbitrave kërkon rikthimin e Policisë në stadium, një vendim që për presidentin e Kukësit Safet Gjici është i drejtë.

Gjici

I kontaktuar nga BalkanWeb, Gjici theksoi se është e pa mundur të vijohet gara në këto kështu: “Vendimi i arbitrave ishte i drejtë. Në këto kushte është e pamundur të vijohet gara, pasi situata mund të precipitonte akoma më shumë. Prezenca e Policisë në stadiume është e domosdoshme për sigurinë e garës, u shpreh Gjici, i cili shtoi se për ekipin e tij ky vendim nuk ka asnjë efekt.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button