Politika

Protestat, Danielsson: Përgjegjësit të vetëpërmbahen

“Nxitja e dhunës në protesta është një shqetësim i madh për ne dhe ata që janë përgjegjës për këto protesta duhet të vetëpërmbahen dhe të mos nxisin për dhunë”.

Kështu deklaroi sot në Tiranë, Drejtori i Përgjithshëm për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Christian Danielsson, duke komentuar protestat e opozitës.

Gjatë një konference për shtyp, Danielsson nënvizoi se “e drejta për të protestuar është një element i rëndësishëm i shoqërisë demokratike, megjithatë është e rëndësishme që këto protesta të jenë paqësore”.

“Ata që janë përgjegjës për këto protesta të përmbahen dhe të mos shtyjnë për dhunë. Kjo është theksuar po ashtu nga Mogherini dhe komisioneri Hahn. Këtë e kemi ndjekur nga afër dhe nxitja e dhunës është një shqetësim i madh për ne”, tha Danielsson

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button