Ekonomia

Investimet në energji – 130 mln lekë në Elbasan, Balluku: Impakt në bujqësi dhe turizëm

Me një investim prej 130 milion lekësh rrjeti i tensionit të ulët përgjatë segmentit rrugor Elbasan-Cërrik po i nënshrktohet rikonstruksionuit, çka do të ofrojë një cilësi më të mirë të furnizimit me energji elektrike për rreth 9 mijë banorë të kësaj zone. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi nga afër ecurinë e punimeve të cilat pritet të përfundojnë brenda muajit prill.

“Është një investim rreth 130 milionë lekë që përfshinë gjithë segmentin e rrugës nga Elbasani në qytetin e Cërrikut. Nga ky investim përfitojnë rreth 2500 abonentë ose 9 mijë banorë dhe ndihmon jo thjeshtë në reduktimin e humbjeve por është një investim që do rrisë cilësinë e energjisë në këtë zonë.  Gjithashtu ndihmon dhe për agro-turizimin që kap gjithë këtë zonë dhe përfshinë 26 kabina elektrike”,

Ministrja Balluku e vuri theksin tek përfundimi i këtij investimi para nisjes së sezonit turistik për të qenë gati për të përballuar fluksin.

“Përveç faktit se ka një impakt shumë të ndjeshëm tek banorët e zonës, 9 mijë banorë të zonës ose 2500 abonentë, nga ana tjetër do ketë impakt edhe në zhvillimin e sektorit bujqësor si dhe impakt në zhvillimin e turizmit, kështu që ju duhet ta mbaroni sa më shpejtë, nëse mbarohet në prill do jetë akoma më mirë për t’i dhënë kohë edhe sezonit turistik, atëherë kur emigrantët kthehen apo dhe kur vizitorë nga vende të ndryshme vijnë edhe në zonën tuaj për të qenë gati dhe për të përballuar fluksin”, u shpreh Balluku.

Në të gjithë qarkun e Elbasanit kanë përfunduar investimet me kabëll me vetëpërmbajte ABC dhe në kabina në të gjithë qytetet dhe po punohet në zonat rurale. Aktualisht kanë përfunduar rreth 50% e punimeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button