Home / Rajoni / Erdogan: ISIS-i drejt marrjes së Kobanes

Erdogan: ISIS-i drejt marrjes së Kobanes

kobane-525x350Qyteti sirian i Kobanes po bie në duart e xhihadistëve, deklaroi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili e gjykoi të nevojshëm një operacion ushtarak tokësor për të ndalur grupin e Shtetit Islamik.

“Lëshimi i bombave që nga ajri nuk do t’i japë fund terrorit. Terrori nuk do të ndalet nga sulmet për aq kohë sa ne nuk do të bashkëpunojmë në kuadër të një operacioni tokësor me ata që kanë ndërmarrë luftën në terren”, deklaroi Erdogan para refugjatëve sirianë, i cili vizitoi kampin në Gazientep, në jug të Turqisë.

“Muajt kalojnë dhe ne nuk kemi marrë asnjë rezultat. Kobane po bie”, shtoi ai.

Avionët e koalicionit drejtuar nga SHBA-ja bombarduar sot disa pozicione të xhihadistëve në Kobane”, njoftoi një gazetar që nga kufiri turk.

Luftimet vazhdojnë në disa lagje të qytetit të tretë kurd në Siri, mes luftëtarëve kurdë dhe forcave të Shtetit Islamik, që kanë hyrë sot në lindje të qytetit pas disa ditëve bombardimesh intensive

Leave a Reply

%d bloggers like this: