Home / Rajoni / Maqedonia / Antikorrupsioni hap procedurë për presidentin në largim të Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov

Antikorrupsioni hap procedurë për presidentin në largim të Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov

Komisioni Shtetëror për Antikorrupsion ka hapur procedurë për emërimet në armatë nga ana e presidentit të Maqedonisë së Veriut Gjorge Ivanov, të cilit në maj të këtij viti i përfundon mandati i dytë në krye të shtetit.

Siç transmeton Gazeta Express, bëhet fjalë për emërime nga shefi i shtetit të publikuar në Gazetë zyrtare pas shpalljes së zgjedhjeve presidenciale.

Komisioni për Antikorrupsion, siç është theksuar në seancën e sotme, do të kërkojë informatë nga kabineti i presidentit dhe nga Ministria e Mbrojtjes për emërimet e bëra.

Presidenti Ivanov para pak ditëve, me dekret e ka emëruar ish ndihmësin Mirçe Gjorgovski për përfaqësues ushtarak në selinë e NATO-s, kolonelin Mario Jurishiq për atashe ushtarak në Francë, shefin e Shtatmadhorisë Vasko Gjurçinovski e ka avancuar në gjeneral lejtnant, Dragan Kovaçki është bërë komandant i Brigadës së parë këmbësorike, ndërsa Besnik Emini shef i Shtabit të Komandës së Bashkuar Operative.

Komisioni sot gjithashtu ka paralajmëruar se do të ngritë kallëzime për kundërvajtje për 30 dekanë të Universitetit shtetëror “Shën Qirili dhe Metodi” (UKM), të cilët nuk kanë dorëzuar lista anketuese. Përveç në UKM, Komisioni do të kryejë kontroll edhe nëpër universitetet tjera.Antikorrupsioni bën thirrje deri te të gjithë udhëheqësit e institucioneve që të dorëzojnë të dhëna për persona të zgjedhur dhe emëruar, me qëllim që të azhurnohet regjistri i Komisionit. Rikujtojnë se për mos përmbushjen e këtij detyrimi përgjigjet penalisht. Listë anketuese priten edhe nga noterët, përmbaruesit dhe administratorët./MIA/

Leave a Reply

%d bloggers like this: