Maqedonia

Kompania gjermane “Gereshajmer” do të investojë në Maqedoni

Kompania gjermane “Gereshajmer” do të ndërtojë fabrikë për pajisje mjekësore dhe farmaceutike në zonën e lirë ekonomike Bunarxhik në Shkup. Me punë pritet të nis kah fundi i vitit 2020. Në këtë kapacitet pritet të punësohen 400 persona. Vlera e investimit sot nuk u njoftua, por nga kryesia e kompanitë thonë se do të investojnë “numër dyshifrorë”. Ndërtimi i fabrikës do të fillojë kah mesi i vitit.

“Përse e zgjodhëm Maqedoninë? Përparësi është infrastruktura e mirë dhe qasja deri tek punëtorët e shkathët dhe mirë të trajnuar. Kuptohet këtu është edhe struktura tërheqëse e shpenzimeve” tha Ditmar Siemsen, drejtor ekzekutiv i “Gereshajmer”.

Zv/ kryeministri Koço Angjushev zbuloi se do të punësohen inxhinierë, informaticient dhe elektroinxhinierë. Çereku i personave të punësuar në fabrikën në Shkup do të jenë kuadro me vende të larta pune ndërsa pjesa e mbetur me njohuri teknologjike.

“Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të krijojë vende pune që do të paguhen shumë e jo të krijojë vende të shumtë për nga numri. Ne nuk kemi kuadër me profesion të lartë në treg për momentin”- pohoi Koço Angjushev, zv/kryeministër.

Në këtë fabrikë do të prodhohen aplikatorë, lapsa për insulinë, inhalatorë dhe aparate për matjen e sheqerit në gjak që përdoren në mbarë botën. Ndryshe, “Gereshajmer” ka kapacitete prodhuese në 15 shtete në Evropë, Azi, Amerikën Veriore dhe atë Latine.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button