Ekonomia

Autoriteti i Konkurrencës, kontroll tregut të duhanit

cigare1Autoriteti i Konkurrencës ka nisur monitorimin e tregut të duhanit, pas sinjaleve për rritje të çmimeve gjatë ditëve të fundit. Kryetarja e Komisionit të Konkurrencës, Lindita Milo, tha se politikat fiskale nuk duhet të shërbejnë për abuzime , në dëm të konsumatorëve.

Javën e kaluar qeveria shpalli vendimin për të vazhduar rritjen e akcizës edhe vitin e ardhshëm.
Por, vetëm pak ditë pas kësaj deklarate, në tregun me pakicë u vërejt rritje e çmimit të paketave për disa marka me 20 lekë, po aq sa ç’është pritshmëria për rritjen e akcizës. Edhe në fillim të këtij viti Autoriteti i Konkurrencës zhvilloi një hetim ndaj kompanive të tregimit me shumicë të duhanit, por nuk gjeti fakte për marrëveshje të ndaluar apo sjellje të bashkërenduar. Në fillim të vitit të ardhshëm, kur pritet të hyjë në fuqi rritja e akcizës së cigareve me 20 lekë për paketë, çmimi nga 70 lekë paketa do të bëhet 90 lekë. Akciza e cigareve në vendin tonë është rritur gradualisht.Kështu nga 40 lekë/ paketa u kalua në 50 lekë/ paketa në vitin 2006 dhe nga 50 lekë/ paketa u kalua në 70 lekë paketa në vitin 2010.
Sipas direktivës së BE-së, niveli minimal i akcizës së cigareve duhet të jetë 57% e çmimit të shitjes me pakicë, ndërkohë që nivelin aktual të akcizës, Shqipëria e ka 34% të çmimit të shitjes me pakicë. Nga krahasimi me vendet e rajonit, rezulton se Shqipëria ka nivelin e akcizës të krahasueshëm me vendet e rajonit. Kështu, Kosova e takson cigaren me 70 lekë/paketa, Mali i Zi e takson duhanin me 49 lekë/paketa; Maqedonia me 76 lekë/paketa, ndërsa Serbia me 92 lekë/paketa.
Rritja e akcizës mbi cigaret është një nga politikat e përdorura për frenimin dhe uljen e konsumit të cigareve nga popullata, duke rritur çmimin e shitjes së tyre. Efekti pozitiv në të ardhurat e buxhetit të shtetit nga rritja e akcizës për vitin 2014 parashikohet të jetë rreth 3.3 miliardë lekë dhe 1,7 miliardë lekë në tre vitet në vijim nga rritja me 10 lekë/paketa. Si bazë për llogaritjen e efekteve, është marrë konsumi vjetor prej 3600 tonë cigare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button