Ekonomia

BSH: Shiten 10 miliardë lekë Bono Thesari

bonoteprivatizimitNë ankandet e Bonove të Thesarit, zhvilluar në Bankën e Shqipërisë, nga 5.7 miliardë lekë bono të ofruara nga qeveria përmes bonove 12 mujore, u kërkuan vetëm 5.3 miliardë. Kërkesa e tregut ishte edhe më e ulët në rastin e bonove 6-mujore, kur nga 5.6 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur u këkruan vetëm 4.7 miliardë lekë.

Sipas informacionit nga BSH-ja, në muajt e fundit, kërkesës për të blerë bono është zbehur, madje, në ankandet e fundit kjo kërkesë ka qënë më e ulët se vlera e ofruar nga qeveria për t’u financuar. Kthesa përkon edhe me rigjallërim të kreditimit gjatë muajve të fundit. Në muajt Korrik dhe Gusht kredia i është rikthyer rritjes pozitive, duke bërë që bankat të kenë më pak interes të investojnë në titujt shtetërorë, duke pasur parasysh edhe rënien e interesave në vlerat minimale historike. Megjithatë, për momentin ulja e kërkesës për bono nuk ka sjellë luhatje domethënëse në rritje të interesave.

Në ankandin e fundit, bonot me maturim 12 mujor u shitën me një normë mesatare të ponderuar interesi prej 3.24%. Kjo shifër shënon një rritje të lehtë nga interesi prej 3.22% i ankandit të mëparshëm. Ndërsa bonot me maturim 6-mujor u emetuan me një interes mesatar prej 3.13%, vlerë kjo e njëjtë me ankandin e mëparshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button