Home / Kronika / Shkarkohet drejtori i policisë Tiranë, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet drejtori i policisë Tiranë, ja kush e zëvendëson

Tjetër lëvizje në radhët e Policisë së Shtetit. Shkarkohet nga detyra Drejtori i Policisë së Tiranës Kastriot Skënderaj, i cili mbante këtë post që prej shkurtit të 2018. Ndërkohë në vend të tij është komanduar Dhimitraq Ziu i cili ishte zëvendës drejtor.

Gazetarja Dorjana Beza raportoi për “BalkanWeb” se për incidentin te shkolla “Petro Nini Luarasi” u bë një mbledhje në Drejtorinë e Policisë rreth orës 18.00, ku Skënderajt iu komunikua largimi nga detyra. Pamjet e përplasjeve të banorëve që u nxorën nga banesat e tyre me policinë dhe përmbarimin bënë xhiron në rrjet, teksa në fund pati një tërheqje nga policia.

Ndërkohë pas vendimit, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shkroi se ishte reagimi i duhur dhe se policia nuk mjafton të jetë ligjërisht në rregull. Kjo është e disata lëvizje në radhët e drejtuesve të policisë. Kujtojmë se brenda disa ditësh janë ndryshuar drejtorët e policive Vlorë e Fier.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: