Home / Kronika / Shkarkohet Lindita Nushi, drejtoresha e Kufirit dhe Migracionit në Durrës

Shkarkohet Lindita Nushi, drejtoresha e Kufirit dhe Migracionit në Durrës

Është  shkarkuar nga detyra drejtoresha Rajonale e Kufirit dhe Migracionit në Durrës, Lindita Nushi.

Vendimi për shkarkimin e saj nga detyra vjen disa dita pas arrestimit të gjashtë kontrollorëve  në Kufirin e qytetit bregdetar.

Këta të fundit u lanë të lirë nga gjykata pas arrestimit, ndërsa dyshohet të jenë përfshirë në skema ryshfeti gjatë kohës që ushtronin kontrollet në kufi. Lindita Nushi mbante këtë post që nga maji i vitit 2017.

“Gjatë ndjekjes së këtij procedimi janë aplikuar metodat speciale të hetimit, ku rezulton e provuar veprimtaria e kundraligjshme e këtyre punonjësve të policisë, të cilët, në këmbim të vlerave të ndryshme monetare, bënin të mundur kalimin e paligjshëm të personave me probleme, apo kategorisë së shtetasve që nuk u lejohet udhëtimi drejt zonës “Shengen”- thuhej ndër të tjera në njoftimin e policisë për arrestimin e kontrollëve.

Lindita Nushi, është pjesë e policisë shqiptare për 22 vitesh dhe është një specialiste në gjurmimin e të arratisurve nga policia, është një nga pesë të certifikuarat. Kryekomisaria Nushi  iu bashkua policisë në vitin 1997, një vit i vështirë kur Shqipëria po shkatërrohej nga një kryengritje civile dhe shumica e territorit kontrollohej nga grupet e armatosura.

Leave a Reply

%d bloggers like this: