Bota

Buxheti për vitin 2020, Shtëpia e Bardhë kërkon 8,6 miliardë dollarë për murin

Shtëpia e Bardhë bëri të njohur sot buxhetin e ri të vitit 2020 për shpenzimet qeveritare, prej 4 trilionë dollarësh, që përfshin edhe 8,6 miliardë dollarët e kërkuara nga Presidenti për ndërtimin e murit me Meksikën.

Kjo çështje mund të bëhet shkak për një tjetër betejë fiskale në Kongres. Disa demokratë me emër u zotuan se do ta bllokojnë financimin e murit kufitar, për të cilin Presidenti thotë se do t’i jepte fund imigracionit të paligjshëm. Pas mbylljes më të gjatë të qeverisë në historinë amerikane, me propozimin për buxhetin e vitit 2020, Presidentit po i kërkon Kongresit që në dekadën e ardhshme të shtohen shpenzimet për mbrojtjen dhe të shkurtohen me 2,3 trilionë dollarë shpenzimet për programe të tjera.

Një zyrtar i administratës tha se në buxhetin e ri zoti Trump propozon një rritje të shpenzimeve te mbrojtjes në 750 miliardë dollarë dhe ngritjen e një dege të re të ushtrisë, Forcës së Hapësirës, ndërsa propozon shkurtimin me 5 për qind të disa programeve qeveritare që nuk lidhen me mbrojtjen, por nga të cilat përfitojnë amerikanët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button