Home / Kronika / Protesta e 16 shkurtit /Apeli lë në burg ish-kreun e INUV, Florenc Hoxha dhe 4 protestues

Protesta e 16 shkurtit /Apeli lë në burg ish-kreun e INUV, Florenc Hoxha dhe 4 protestues

Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për 19 të arrestuarit në kuadër të protestës opozitare të 16 Shkurtit.

Kështu për 4 të arrestuarit dhe ish-kreun e INUV, Florenc Hoxha ka mbetur në fuqi masa “arrest me burg”. Ndërsa për të arrestuarit e tjerë ka mbetur pa ashtu në fuqi masa ‘arrest shtëpie’ dhe ‘detyrim paraqitje’.

Gjykata nuk pranoi ankimimin e avokatëve të protestuesve me pretendimni se ato duhet të ishin firmosur nga personat që ishin nën hetim.

Nga ana e saj Prokuroria thotë se vendimi i Shkallës së Parë është i padrejtë dhe duhet prishur pasi nga Gjykata e Shkallës së Parë nuk janë vlerësuar drejt provat pasi protestuest kanë qenë aktivë në kryerjen e akteve të dhunës ndaj godinës së kryeministrisë. Për 11 protestuesit të cilët janë nën masën e sigurisë, “arrest shtëpie” apo “detyrim paraqitje” prokuroria paraqiti ankim dhe kërkoi kthimin e tyre në burg.

Leave a Reply

%d bloggers like this: