Home / Politika / Reforma zgjedhore/Borchardt: Vota e deputetëve të rinj e ligjshme

Reforma zgjedhore/Borchardt: Vota e deputetëve të rinj e ligjshme

Kreu i Prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Bernd Borchardt pas konferencës për dekriminalizmin i është përgjigjur edhe interesimit të gazetarëve. Teksa ka komentuar rëndësinë e miratimit të reformës zgjedhore në Kuvend, ai është shprehur se edhe deputetët e rinj që po marrin mandatet e lëna nga opozita mund të japin kontributin e tyre dhe ta votojnë reformën.

“Reforma elekotrale kërkon 84 vota. Nuk e di nëse ata që janë futur në Parlament janë në favor të saj ose jo. Por votimi është i ligjshëm nga pikëpamja juridike. Politikisht është votuar me Parlament me shumicë. Dhe ne rekomandojmë dialogun për këtë”, – tha Borchardt.

Sa për protestat e opozitës, ai ka kërkuar të jenë paqësore.

“Të protestosh është një e drejtë civile dhe demokratike. Eshtë vendim i njerëzve të shkojnë apo jo në protesta. Por protestat duhet të jenë paqësore”,- vijoi ai.

Borchardt inkurajoi ndër të tjera pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet lokale. “Ende nuk është marrë një vendim nëse do të marrin pjesë apo jo. Por sigurisht inkurajojmë pjesëmarrjen në zgjedhje”.

Gazetarët kanë pyetur edhe kryeprokuren Arta Marku të komentojë dosjet aq shumë të komentuara, 339 dhe 184, por kjo e fundit nuk ka thënë asnjë fjalë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: