Home / Kronika / ‘Paratë e pista’, Gjokutaj: Sekuestruam 9.5 mln euro gjatë 2018

‘Paratë e pista’, Gjokutaj: Sekuestruam 9.5 mln euro gjatë 2018

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Arlind Gjokutaj raportoi sot në komisionin e Sigurisë mbi veprimtarinë e këtij institucioni përgjatë vitit 2018.

“Në bazë të planit kemi bërë gati projektligje, që duhen miratuar në mars-prill 2019, për t’i lënë kohë zbatimit të tyre. Nga 347 raste, 127 prej tyre kanë shërbyer si indicie për hetim. 24 udhëra në 2018 për 5.4 mln. Asetet e sekuestruara në total 9.5 mln euro. Në 32.8 mln euro të sekuestruara gjatë 2018 tw bllokuara nga llogaritw bankare , ndërsa u verifikuar  4552 persona. Nuk ka ndonjë vend të botës që nuk pastrohen para. Cështja është sa efektive janë autoritetet e një vendi. Nëse do kishim indicie për pastrim parash nga bankat, patjetër do kishte hetime për ato banka. Nuk kam informacion per banka të përfshira në pastrim parash.”- tha Gjokutaj.

Në vijim ai vlerësoi bashkëpunimin me SHISH si edhe ndërkombëtarët në goditjen e fenomenit.

“Bashkëpunimi me SHISH shumë efektiv për parandalimin e pastrimit të parave dhe terrorizmit. Në 2018,  janë rikuperuar nga drejtoria e tatimeve 34.4 mln lekë nga të dhënat që ka dërguar drejtoria jonë. 7 raste janë dërguar për kallzim penal.Ka ende vend për forcimin e mbikëqyrjes. Bashkëpunimi me ndërkombëtarët është shumë pozitiv.” -theksoi Gjokutaj para deputetëve të maxhorancës në Komision.

Leave a Reply

%d bloggers like this: