Home / Sporti / Ekipi Kombëtar i Futbollit i bashkohet Nismës ‪#‎ShqipëriaJoDuhanit‬

Ekipi Kombëtar i Futbollit i bashkohet Nismës ‪#‎ShqipëriaJoDuhanit‬

10659348_622051131239301_6065845455934008429_n-522x350Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, i shoqëruar nga zv.ministri Klodian Rjepaj, Kreu i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Eltar Deda dhe drejtues e punonjës të tjerë të sistemit të kujdesit shëndetësor, zhvilloi një takim sot me Ekipin Kombëtar të Futbollit. “Dëshiroj të falenderoj Ekipin Kombëtar të futbollit që pranoi ftesën tonë dhe iu bashkua nismës “Shqipëria Jo Duhanit”. Ne besojmë se mbrojtja e shëndetit nga duhanpirja, është një nga sfidat kryesore të sistemit shëndetësor, por pa dyshim të Ministrisë së Shëndetësisë,” – tha Ministri Beqaj ndërmjet të tjerash, duke shtuar se ai dhe ministria që drejton duhet të punojë në shumë plane, përveç zbatimit rigoroz të ligjit bashkë me ndryshimet e reja. “Është shumë e rëndësishme të promovojmë tek të rinjtë sportin.”

10689511_622051004572647_109931300387496773_n
Ekipi kombëtar i futbollit është aktualisht në fazën stërvitore në vigjilje të ndeshjes së të shtunës me Danimarkën, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian të Futbollit 2016 dhe Ministri Beqaj pati rastin të takohet me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka dhe drejtues të tjerë të institucionit më të lartë të futbollit në vend, kapitenin e ekipit Lorik Canaj, trajnerin Gianni De Biasi dhe pjesëtarë të tjerë të ekipit tonë përfaqësues.

1601311_622051201239294_7153024625459269996_n

Të gjithë lojtarët e përfaqësueses tonë të futbollit ju bashkuan nismës së “Shqipëria Jo duhanit”, e cila u lançua javën e parë të shtatorit nga disa organizata dhe aktorë të shoqërisë civile, mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë, me synim informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut për t’i thënë ndal duhanpirjes. Lojtarët e ekipit tonë përfaqësues u shprehën se kjo është një përpjekje që duhet të bëhet bashkërisht, duke përcjellë mesazhin edhe te rinia se duhanpirja është e dëmshme për shëndetin.

“Përfitojmë nga rasti ti urojmë Ekipit Kombëtar të Futbollit: “Suksese në dy ndeshjet e radhës! – u shpreh Ministri Beqaj.

10440803_622051337905947_7774081606492894447_n

Leave a Reply

%d bloggers like this: