Home / Politika / Plotësimi i vakancave në Kuvend, Borchardt: Legjitime, mund ta votojnë reformën zgjedhore

Plotësimi i vakancave në Kuvend, Borchardt: Legjitime, mund ta votojnë reformën zgjedhore

Shefja e akuzës shqiptare Arta Marku dhe kreu Komisionit Qëndror të zgjedhjeve Klement Zguri, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për një proces të shpejtë në skanimin e kandidatëve për lokalet e 30 Qershorit, në zbatim të ligjit për dekriminalizimin.

I pyetur nga media për procesin që ka nisur me zëvendësimin e vendeve të lëna bosh në parlament nga PD dhe LSI, kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt deklaroi sot se parlamenti është legjitim ndërsa protestat janë një e drejtë, por duhet të jenë paqësore.

“Ky është një proces absolutisht normal. Hidhini një sy Kodit tuaj Zgjedhor. Ju ofrohet një vend dhe e keni ju në dorë ta pranoni apo jo. Sipas Kushtetutës suaj, deputeti nuk lidhet me asnjë mandat detyrues. Anëtarët e parlamentit janë, si në demokraci të tjera, të lirë. Ata u përgjigjen zgjedhësve dhe ndërgjegjes së tyre. Më pas, zgjedhësi mund të vendosë për fatin e këtyre deputetëve në zgjedhjet e ardhshme. Në dijeninë time, as opozita dhe as opozita jashtëparlamentare nuk kanë vendosur ende nëse do të marrin pjesë në zgjedhjet vendore apo jo. Padyshim, ne nxisim fuqimisht pjesëmarrjen në zgjedhje. Ky është veprimi i duhur në demokraci”, tha ai.

Leave a Reply

%d bloggers like this: