Politika

Rama: Maqedonia e Veriut, shtet strategjikisht i pazëvendësueshëm për Shqipërinë

Një shtet mik dhe strategjikisht i pazëvendësueshëm e ka cilësuar kryeministri Rama, Republikën e Maqedonisë së Veriut, në konferencën e përbashkët për mediet pas takimit me homologun Zoran Zaev i cili po qëndron për një vizitë njëditore në Tiranë.

Rama theksoi se kjo vizitë vjen në momentin e një arritjeje madhështore historike, siç e cilësoi marrëveshjen e Prespës dhe ndryshimin e emrit të Maqedonisë së Veriut si dhe nënshkrimin e protokollit të anëtarësimit në NATO.

“Vini në Tiranë pas një arritjeje historike madhështore që është frut i lidershipit tuaj dhe i lidershipit të mikut tonë të përbashkët, kryeministrit Cipras, marrëveshjes së Prespës e cila i dha fund një ngërçi shumëvjeçar, hapi rrugën e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe çliroi energjinë e madhe pozitive për ecurinë  e mëtejshme në rrugën e përbashkët të integrimit në BE”, theksoi Rama, duke shprehur kënaqësinë që Shqipëria si I takonte ishte ndër të parat që ratifikoi protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Për ne Republika e Maqedonisë së Veriut nuk është thjesht një vend fqinj, por një shtet mik dhe strategjikisht i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm, marrëdhëniet me të cilin kultivohen tanimë përmes parimeve dhe vlerave më të mira që na bashkojnë si dy vende që i përkasin Europës dhe që do të jenë së bashku në tryezën e familjes europiane”, theksoi kryeministri Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button