Ekonomia

Dakordësi për zonë të përbashkët ekonomike me Maqedoninë e Veriut

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev shprehën dakordësi për të ecur përpara në krijimin e një zone të përbashkët ekonomike.

Kryeministri Rama në konferencën e përbashkët për mediet pas takimit, konfirmoi se takimi ishte jo rutinë, por përmbajtësor pasi siç tha ai “kemi shumë gjëra që mund të bëjmë së bashku në një moment jashtëzakonisht pozitiv për Maqedoninë e Veriut me një hov të ri zhvillimi ekonomik dhe rritje të investimeve të huaja.

“Volumi tregtar mes dy vendeve shohim se ka rritje. “11% vitin e kaluar volumi tregtar, pak me mundësitë që kemi, por shumë krahasuar me më parë”, theksoi kryeministri Rama. Ai foli edhe për vepra në infrastrukturë me interest ë përbashkët mes dy vendeve.

“Jemi në kantier në rrugën e Arbrit. Aksi Blladë-Shkup është një nevojë strategjike dhe sipas mundësive dhe planeve të qeverisë suaj do të hyjë në proces në momentin e duhur, që besoj se nuk do të jetë i largët”, tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button