Kronika

Opozita me 11 deputetë, 7 deputetët e rinj të opozitës bëjnë betimin në Kuvend

Kuvendi nisi sot seancën plenare me betimin e shtatë deputetëve të rinj të opozitës, pas marrjes së mandateve nga KQZ

Seanca e sotme plenare nisi me raportin e përmbledhur për verifikimin e mandateve të deputetëve të rinj dhe betimin e 7 deputetëve që vijnë nga lista shumë emërore e PD-së dhe LSI-së.

Kryetari i Kuvendit, Garmoz Ruçi njoftoi seancën se në Kuvend u depozituan edhe dy vendime të tjera nga KQZ për dhënien e mandatit të deputeteve në listën shumë emërore të PD-së për Qarqet Kukës dhe Korçë

Këshilli u mblodh sot para seancës për të verifikuar edhe dy mandatet e deputetëve të tjerë dhe ngarkoi Klotilda Bushkën për paraqitjen e një raporti të përmbledhur për 7 deputetët e rinj.

KQZ me vendimet 41, 42. 43, 44. 45 dhe me vendimet 61, 62 ka vendosur dhënien e mandatit të Kuvendit Lefter Maliqi nga lista shumë emërore e PD-së në qarkun Berat. Majlinda Halilaj nga lista shumë emërore e PD-së qarku Tiranë, Elda Hoti nga lista shumë emërore e LSI-së qarku Lezhë, Edlira Hyseni nga lista shumë emërore e LSI  qarku Durrës. Etiola Braha nga lisa shumë emërore e LSI Gjirokastër, Alban Zeneli nga lista shumë emerore e PD-së qarku Kukës si dhe Ligoraq Karamelo nga lista shumë emërore PD qarku Korçë.

Pas verifikimit të mandateve rezulton se janë respektuar kërkesat e Kodit Zgjedhor.

Pas betimit në Kuvend, 7 deputetët janë zyrtarisht pjesë e Kuvendit.

Ndërkohë Nimet Musaj nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Fier është një tjetër kandidat, i cili ka pranuar mandatin e deputetit. Mësohet se Musaj ka dorëzuar  sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, formularin e vetëdeklarimit, duke hedhur kështu hapin e parë ligjor drejt marrjes së mandatit të deputetit. Një ditë më parë edhe Ralf Gjoni nga lista e LSI pranoi mandatin e deputetit.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button