Kosova

Kurti: Gjykata Kushtetuese po pengon, Presidentja nuk po ndihmon

kurti-gjykata-kushtetuese-po-pengon-presidentja-nuk-po-ndihmon_hdLideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka theksuar se Republika e Kosovës duhet të jetë Republikë e shumicës.

Mirëpo në këtë, sipas tij, përveç faktit se Gjykata Kushtetuese po pengon, as Presidentja Jahjaga nuk po ndihmon.

“Në vend të këtyre diskutimeve në dyer të mbyllura sipër Parlamentit ne duam debatin demokratik brenda në Kuvend”, ka vlerësuar Kurti, pas takimit me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Ai ka shtuar se në seancën e së enjtes janë dy faktorë përcaktues.

“Faktori i parë është takimi i VLAN kurse faktori I dytë debati që do të bëhet në seancën e së enjtes. Në bazë të këtyre dy faktorëve do të merren hapat e mëtutjeshëm”, ka theksuar Kurti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button