Opinion

Kjo ditë është turpi i Kosovës

Mentor Kikia

Kosova sot duhet të ndjehet e turpëruar deri në palcë. Lidershipi i saj, duhet të fusë kokën poshtë tavolinës.

Gjashtë shtetas turq, pesë mësues dhe një mjek, të cilët shërbenin në kolegjet turke të Kosovës, po dënohen, sepse regjimi i Ankarasë i konsideron si terroristë.

Sot prokuroria dha pretencën, duke kërkuar dënime nga 16 deri në 28 vjet burg. Këta njerëz gjejnë strehim dhe mbrotje në çdo vend të Europës, vetëm në Kosovë jo.

Policia dhe shërbimi sekret anadollak i Hashim Thacit i paketoi dhe ia dërgoi në mënyrë të kundraligjshme dhe ilegale policisë turke.

Vendi ku të drejtat e njeriut janë shkelur në mënyrëm më brutale, për dekada me radhë, befas u bë bashkëpunëtor i një shteti ku shkelen këto të drejta po kaq brutalisht.

Nëse kishte një vend ku këta shtetas do të gjenin mbrojtje, ky do të ishte Kosova, vendi ku njerëzit janë dhunuar më shumë se në çdo vend tjetër të Europës.

Ja pse sot ky popull duhet të ndjeje neveri nga udhëheqja e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button