Home / Kronika / Champions/ Shorti përplas United-Barcelona; Juve dhe Liverpool me fat

Champions/ Shorti përplas United-Barcelona; Juve dhe Liverpool me fat

Shorti i fazës çerekfinale të Ligës së Kampioneve rezervoi përballje të forta në turneun elitar të futbollit europian. Nga vazot e Nionit, u zbuluan çifte shpërthyes që premtojnë shkëndija si ajo mes Barcelonës dhe Manchester United.

Katalanasit dhe formacioni anglez janë përballur në nivele të larta për sa e sa sa herë, me beteja edhe në finalet e Champions si në 2009 dhe në 2011 në të kaluarën e afërt.

Barça është skuadra e vetme këtë sezon që ende nuk ka humbur një ndeshje në këtë turne, dhe formacioni blaugrana shpreson ta ruajë edhe në duelin me Djajtë e Kuq. Në vazot e shortit ra në sy edhe ciftimi i dy skuadrave angleze, Tottenham dhe Manchester City.

Ky i fundit është ekipi që ka shënuar më shumë në edicionin e Champions këtë vit, plot 26 gola, një armatë ofensive që trajneri Guardiola shpreson se do prevalojë edhe ndaj londinezëve.

Liverpul do të masë forcat me Porton, një kundërshtar nga më të lehtët në këtë pikë të turneut, por që sërish rezervon enigma të mëdha për ekipin e trajnerit Klop. Portugezët janë ekipi që ka më shumë lojtarë goleadorë se cdokush tjetër.

Pasi arkivoi euforinë e përmbysjes në shtëpi, Juventus tani duhet të mendojë sesi mund të kalojë Ajaksin. Bardhezinjtë janë favoritë pavarësisht surprizave të holandezëve. Fituesi mes tyre do të përballet me ekipin që do të dalë nga derbi anglez i Champions.

Leave a Reply

%d bloggers like this: