Politika

Mbështetësit e opozitës tentojnë të hyjnë në Kuvend, policia përdor gaz lotsjellës

Protestuesit e opozitës, të udhëhequr nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u zhvendosën nga kryeministria drejt Parlamentit.

Ata u drejtuan drejt Ministrisë së Brendshme, më pas drejt Kuvendit, ku pas mbërritjes së tyre pati edhe disa incidente, pasi protestuesit tentuan të hyjnë në Parlament dhe policia iu përgjigj duke hedhur gaz lotsjellës.

Ndërkohë Bulevardi përpara kryeministrisë pothuajse është zbrazur, teksa protestuesit e opozitës ndodhen përpara godinës së Parlamentit.

Situatë e tensionuar tek parlamenti ku ndodhen një pjesë e protestuesve. Protestuesit kanë tentuar të thyejnë kordonin policor por janë shpërndarë me gaz lotsjellës nga policia. Ata qëllojnë me sende të forta e gurë por policia është përgjigjur me gaz lotsjellës.  Ndërkohë policia ka hedhur dhe ujë me bote për të larguar protestuesit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button