Home / Rajoni / Maqedonia / Dhuna në Kuvendin e Maqedonisë, 211 vite burg për të dënuarit

Dhuna në Kuvendin e Maqedonisë, 211 vite burg për të dënuarit

Me 211 vite burg në total janë dënuar këtë të premte nga Gjykata Penale e Shkupit, 16 të akuzuar për dhunën e 27 prillit 2017 në kuvendin e Maqedonisë. Dënimin më të lartë me 18 vite burg e ka marrë Mitko Çavkov dhe pikërisht 18 vite, dhe më të ulëtin e ka marrë Abdulfetah Alimi me 7 vite burg. Ndërkohë për Igor Durllovskin u hoq akuza për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”.

Gjykata e Shkupit gjithashtu vendosi që të akuzuarit të paguajnë koston e gjyqit brenda një periudhe 15-ditore. Gjatë leximit të vendimit, gjykatësja tha se në 27 prillit të 2017-ës policia nuk veproi sipas ligjeve dhe nuk mbrojti jetët e deptuetëve dhe gazetarëve.

Procesi gjyqësor për ngjarjet e 27 prillit filloi në gusht të vitit të kaluar. Në fillim, procesi u zhvillua kundër 33 të akuzuarve, të cilët dyshoheshin si kryerës të sulmit në Kuvend dhe të sulmeve ndaj deputetëve dhe gazetarëve. Por 15 persona përfituan nga ligji për amnisiti i miratuar dhjetorin e shkuar.

Si organizatorë të 27 prillit, nga prokuroria dyshohen të jenë Nikolla Gruevski, Trajko Veljanoski, Mile Janakieski, Spiro Ristovski dhe Nikolla Boshkovski, për të cilët po zhvillohet procedurë parahetimore.

Leave a Reply

%d bloggers like this: