Home / Politika / Opozita proteston, Rama ia merr këngës nga Berati

Opozita proteston, Rama ia merr këngës nga Berati

Teksa opozita po protestën në Tiranë dhe ka rrethuar Kryeministrinë në shenjë simbolike, kryeministri Edi Rama ndodhet në Berat.

Pas takimeve me operatorët turistikë në këtë qytet, Rama ka takuar një grup folklorik fëmijësh.

Ai është shfaqur në mes të një grupi polifonik fëmijësh teksa  shfaq talentin e tij në muzikë. Ashtu si fëmijët, Rama mban ison e këngës tradicionale popullore të zonës.

Në fund, Rama i përshëndet dhe i përgëzon femijët për këngën. “Kënga e ditës” e quan kryeministri që poston dhe videon në “Facebook” dhe “Instagram”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: