Politika

Basha e mbyll protestën tek oborri i PD: E sotmja hyri në histori, u zgjua kombi!

Si në rastet e mëparshme, pas protestave, Lulzim Basha e ka drejtuar turmën drejt selisë së Partisë Demokratike.

Duke deklaruar mbylljen e tubimit, Basha tha se politikanët e korruptuar do të japin llogari para ligjit.

Ai u shpreh se dita e sotme hyri në histori si dita e dytë e zgjimit kombëtar.

“E sotma hyri në histori si dita e dytë e zgjimit kombëtar pas ditës që rrëzoi komunizmin. Për këtë, çdo brez që vjen ju ka borxh mirënjohjen juve misionarëve të lirisë. E gjithë bota e pa sot bashkimin tonë kundër krimit” – tha Basha.

Ai i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar të mos dëgjojnë Edi Ramën, por zërin e mbështetësve të opozitës.

“Ditë për ditë në protestë, qendroni fort të bashkuar, ky vërshim ka një fund, fitoren e demokracisë, lirisë, Shqipërisë si vend europian.

Zoti e bekoftë Shqipërinë.

Zoti ju bekofte Ju”, tha Basha, në mbydhje te protestës së sotme.

Basha nuk ka deklaruar se çdo të bëhet më tej, një datë preteste në ditët arshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button