Politika

Caprar: Djegia e mandateve shqetësuese, opozita t’i kthehet dialogut

Anëtari i Parlamentit të Rumanisë dhe njëkohësisht President i Komitetit për Mbrojtjen, Rendin publik dhe Sigurinë Kombëtare, Dorel Caprar i cili shpreh shqetësimin për situatën politike në Shqipëri, duke veçuar këtu bojkotin e opozitës në një moment mjaft të rëndësishëm sikurse është integrimi në Bashkimin Europian.

“Si një mik i vërtetë i Shqipërisë dhe qytetit të Vlorës, jam i shqetësuar për zhvillimin e situatës politike në Shqipëri. Si anëtar i Parlamentit rumun dhe President i Komitetit për Mbrojtjen, Rendin Publik dhe Sigurinë Kombëtare, ndihem i shqetësuar për vendimin e Partisë Demokratike për të bojkotuar Parlamentin, në një moment shumë të rëndësishëm për hyrjen e Shqipërisë në BE. Presidenca rumune e Këshillit të BE-së ka në axhendën e vet mbështetjen për Shqipërinë si një anëtar i ri, i mundshëm i BE-së. Shpresoj shumë se opozita do t’i kthehet arsyetimit dhe dialogut dhe së bashku me qeverinë do të gjejë zgjidhjen më të mundshme për vendin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button