Politika

Basha: Asnjë procedim penal nuk e ndal opozitën në misionin e saj

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se numërimi mbrapsht për qeverisë ka filluar dhe se asnjë procedim penal nuk e ndal opozitën në misionin e saj.

“Asnjë procedim penal nuk e ndal Partinë Demokratike dhe qytetarët për të përmbushur misionin tonë për Shqipërinë si gjithë Europa”, Basha.

Në vijim kryetari i PD-së, Basha shprehet se “përdorimi i militantëve dhe ushtarëve të krimit në Polici për të goditur qytetarët dhe kundërshtarin politik është tipari më i qartë i këtij regjimi kriminal: Edi Rama ka ardhur në pushtet me ndihmën e bandave dhe ka zgjedhur të jetë me bandat kundër popullit”.

Po ashtu Basha shton se “të gjithë bandat, ajo në qeveri dhe ato në rrugë do të dalin para drejtësisë”.

“Unë dhe Partia Demokratike jemi të vendosur të mbrojmë me çdo mjet të drejtën për të protestuar, të drejtë që e fituam pas 46 vitesh të diktaturës më të përgjakshme në Europë! Numërimi mbrapsht për Edi Ramën dhe bandën në pushtet ka nisur! Shqipëria si Europa”, shprehet Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button