Bota

SHBA – Senatorja, Kirsten Gillibrand zyrtarisht kandidate në presidencialet 2020

Senatorja demokrate e Nju Jorkut, Kirsten Gillibrand zyrtarizoi sot kandidaturën në zgjedhjet presidenciale të 2020.

Njoftimi zyrtar i kandidaturës së saj pritej që kur senatorja 52 vjeçe njoftoi në mes të muajit janar në televizionin CBS krijimin e një grupi pune, një fazë vendimtare për të hyrë në garë për presidencialet amerikane.

E martuar dhe nënë e dy djemve, kjo grua 52 vjeçe u bë e njohur në luftën kundër ngacmimit seksual, kryesisht në radhët e ushtrisë, përpara shfaqjes së lëvizjes #MeToo një kauzë e mbështetur prej saj.

Ajo kërkon kryesisht të mbrojë një shoqëri më të barabartë, me një sistem shëndetësor që duhet të jetë një e drejtë, jo një privilegj, një sistem arsimor më i mirë publik dhe formim profesional.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button