Kronika

KQZ: Partitë politike të dorëzojnë propozimet për KZAZ, afati 18 mars

Komisioni Qendror i Zgjedhje ju kërkon partive politikë të dorëzojnë propozimin për anëtarë të KZAZ-ve, pasi afati përfundimtarë është data 18 mars.

Në një deklaratë zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj shprehet se partitë politike duhet të respektojnë afatin për dorëzimin e kandidatëve të KZAZ, brenda ditës së sotme.

“Data 18 Mars shënon afatin përfundimtar për depozitimin e propozimeve për KZAZ-të. Deri tani asnjë nga partitë politike që e gëzojnë këtë të drejtë, nuk ka sjellë pranë KQZ-së propozime për komisionerë të nivelit të dytë”, shprehet ajo.

Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën apel partive politike që kanë të drejtën të propozojnë anëtarë të KZAZ-ve që të respektojnë afatin ligjor për depozitimin e kandidaturave në KQZ si dhe ju kërkon që partitë politike të mos neglizhojnë respektimin e afateve ligjore për paraqitjen e propozimeve për administratën zgjedhore, sikundër ka ndodhur në çdo proces zgjedhor. Mos respektimi i  afatit ligjor tregon mungesë përgjegjshmërie në përmbushjen e detyrimeve që ju ngarkon Kodi Zgjedhor.

“KQZ -ja është e vendosur të mos mirëkuptojë dhe as tolerojë vonesat në propozime, ndaj  kërkon që partitë politike të depozitojnë urgjent propozimet e tyre për anëtarë të KZAZ-ve, brenda ditës së sotme dhe të mos bëhen shkak për cenimin e administrimit të procesit zgjedhor. Administrata zgjedhore duhet të trajnohet dhe kualifikohet për kryerjen e detyrave. Vonesat në propozime cenojnë përgatitjen profesionale të komisionerëve, rrezikojnë mbarëvajtjen e procesit, dëmtojnë cilësinë e zgjedhjeve”, thuhet në deklaratë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button