Sporti

Panucci: Nëse bëjmë mirë, dalim të tretët, nëse bëjmë diçka speciale, dalim të dytët

Sot nis java e Kombëtares, që do të grumbullohet në kuadër të dy ndeshjeve të para eliminatore të Euro 2020, përballë Turqisë në “Loro Boriçi”, më datën 22 dhe tre ditë më pas ndaj Andorrës në transfertë.

Trajneri Christian Panucci doli në një konferencë për shtyp në ambientet e FSHF-së, ku shpjegoi zgjedhjet e tij, mënyrën e lojës së kuqezinjve, por edhe pritshmëritë që ka nga ky edicion eliminatoresh.

“Duhet të ndryshojmë në sjellje, por mënyra e lojës do të jetë po ajo që kemi pasur. Kemi rikuperuar disa lojtarë dhe do të ndryshojmë diçka duke filluar nga Turqia. Do të luajmë 4-3-3, ose 3-5-2, por të shohim si do ecin përgatitjet”, tha Panucci.

I pyetur për grupin e lojtarëve, Panucci theksoi se, “jam i kënaqur me 23 lojtarët që kam, por varet edhe nga forma. Kemi thirrur edhe Cikalleshin, por ishte i dëmtuar. Ndoji dhe Binaku gjithashtu janë të dëmtuar, por rikuperuam Abrashin dhe Ajetin. Grezda ka luajtur dje, por të shohim në çfarë forme vjen, ndërsa Qosen e kam ndjekur gjatë gjithë dimrit”.

“Ky grup që është këtë herë, thuajse luajnë të gjithë. Problemi është se kaq lojtarë kemi dhe këto janë zgjedhjet. Grezda për shembull është një lojtar i rëndësishëm për ne, ndonëse nuk mund të luajë 90 minuta, sepse ka luajtur pak edhe në Skoci. Nuk ka 90 minuta në këmbë, por të shohim. Kaçe ka luajtur rregullisht këto kohë, ndaj edhe është thirrur. Kanë shumë rëndësi minutat, për t’u thirrur në kombëtare dhe ky grup ka luajtur mjaftueshëm”, shtoi trajneri i Kombëtares.

I pyetur mbi pritshmëritë në këtë edicion eliminator, Panucci tha se, “duhet t’i marrim takimet me radhë dhe të shohim ndeshje pas ndeshje. Nuk mund të dalim jashtë realitetit, sepse jemi në vazon 4. Nëse bëjmë mirë, dalim të tretët, por nëse bëjmë diçka speciale, dalim të dytët. Nëse jo, unë iki. Duhet të jeni të qetë dhe të përulur, pasi 2016-a i ka bërë keq dikujt”.

Lista e futbollistëve të grumbulluar:

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button