Home / Bota / Sulm në Tramvajë/Holandë: Tre të vrarë dhe nëntë të plagosur

Sulm në Tramvajë/Holandë: Tre të vrarë dhe nëntë të plagosur

Tre veta u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën nga të shtënat në një tramvaj në qytetin Utrecht të Holandës, tha prefekti i këtij qyteti në një deklaratë për stacionin holandez NOS.

Policia tha se është vënë në kërkim të një 37 vjeçari më origjinë turke që u identifikua si Gokmen Tanis, në lidhje më sulmin.

Politie Utrecht

@PolitieUtrecht

Correction: The name is spelled “Gökmen Tanis”.

Politie Utrecht

@PolitieUtrecht

The police asks you to look out for the 37 year old Gökman Tanis (born in Turkey) associated with the incident this morning at the #24oktoberplein in #Utrecht. Do not approach him but call 0800-6070.

View image on Twitter
586 people are talking about this

Autoritetet thanë se sulmi “mund të ketë motive terroriste”.

Kryeministri, Mark Rutte, tha se është “thellësisht i brengosur”, ndërsa Radioja Holandeze tha se janë shtuar masat e sigurisë përreth selisë së qeverisë në Hagë.

Bashkërenduesi kombëtar për luftën kundër terrorizimit tha se është shtuar shkalla e gatishmërisë derisa sulmuesi është ende në arrati.

Masat e sigurisë janë shtuar përreth shkollave, xhamive dhe metrosë pas të shtënave, ndërsa vendi i ngjarjes është rrethuar nga forca të mëdha të sigurisë.

*Mbështetur në agjencitë e lajmeve Reuters dhe Associated Press

Leave a Reply

%d bloggers like this: