Home / Kosova / Haradinaj-Madison: Mirënjohje për mbështetjen e SHBA-ve në fushën e sigurisë

Haradinaj-Madison: Mirënjohje për mbështetjen e SHBA-ve në fushën e sigurisë

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, priti sot ndihmësekretaren amerikane të Shtetit për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit Kristen Madison.

Haradinaj falenderoi Madison për mbështetjen amerikane për mekanizmat e sigurisë dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

“Me mbështetjen e parezervë të partnerëve strategjikë, si ShBA-ja, vendi ynë ka arritur progres substancial në konsolidimin e mekanizmave të sigurisë, si dhe në sundim e zbatim të ligjit. Ndihmës Sekretaren për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit(INL) të ShBA-së, Kirsten Madison, e falenderova për përkrahjen e vazhdueshme amerikane për ngritjen e kapaciteteve të Policisë, Prokurorisë dhe institucioneve tona tjera të sigurisë. Kosova, në përballjen me sfidat ndërkombëtare të sigurisë, është partner kredibil dhe çdoherë përkrah aleatëve të saj strategjikë” tha Haradinaj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: