Home / Kronika / Gazetari amerikan: Shkëlzen Berisha e ka humbur gjyqin në Florida

Gazetari amerikan: Shkëlzen Berisha e ka humbur gjyqin në Florida

Ndërsa në Shqipëri ka nisur një debat i gjatë për vendimin e Gjykatës së Floridës, ku Shkëlzen Berisha, humbi gjyqin ndaj gazetarit Guy Lawson, ky i fundit ka dhënë një intervistë ekskluzive për dritare.net ku tregon më shumë.

Në librin ‘Armët dhe Çunat’, që ka në thelb tragjedinë e Gërdecit, Lawson ka shkruar specifikisht edhe për djalin e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, duke nxjerrë fakte dhe prova që sipas autorit provojnë se Berisha ka qenë i përfshirë në biznesin famëkeq të armëve.

Për këto akuza, Shkëlzen Berisha ka ngritur një padi kundër autorit në një gjykatë në Florida, padi që u rrëzua pak kohë më parë. Ndërkohë, Berisha e ka apeluar këtë vendim të gjykatës.

Dritare.net ka realizuar një intervistë ekskluzive me gazetarin Guy Lawson, ku rrëfen më shumë për padinë dhe gjyqin me Berishën. Lawson shprehet se, hetimi i plotë do të nxjerrë në shesh të vërtetën, dhe kush ishte i përfshinë në tragjedinë e Gërdecit.

“Kam kënaqësinë të them se Shkëlzen Berisha e ka humbur gjyqin, duke justifikuar raportimin tim gjatë gjithë vitit për ngjarjet që rrethojnë tragjedinë në Gërdec, por vendimi është aktualisht në apel, prandaj nuk mund të komentoj plotësisht deri në momentin ligjor kur procedurat të jenë të plota.

 Në këtë përvjetor zemra ime bashkohet me familjarët e viktimave të Gërdecit dhe shpresoj se libri im do të kontribuojë në përpjekjen për të sjellë para drejtësisë ata që shkaktuan atë fatkeqësi humanitare. 

Unë vazhdoj të besoj se një hetim i plotë dhe i sinqertë është urgjentisht i nevojshëm për të zbuluar të vërtetën e plotë se kush ishte përfshirë në atë që ndodhi në Gerdec.”,-thotë për Dritare.net autori, Guy Lawson.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: