Home / Kronika / Flet gruaja e Agim Arapit: S’kemi lidhje me vrasjen e Kurtit

Flet gruaja e Agim Arapit: S’kemi lidhje me vrasjen e Kurtit

Në një prononcim për ‘BalkanWeb’ me gazetaren Klodjana Haxhiaj, bashkëshortja e tregtarit në Durrës Agim Arapi, i cili mbeti i vrarë në prill të vitit 2017, thotë se familja e saj nuk ka lidhje me vrasjen e 26-vjecarit Jurgen kurti gjatë mbrëmjes së djeshme në Tiranë.

Për vrasjen e bashkëshortit të saj në vitin 2017 u akuzua i riu që mbeti i vrarë dje Jurgen Kurti, por Vjollca Arapi shprehet se familja e saj ka kërkuar drjetësi për bashkeshortin dhe se 3 fëmijët i ka në Itali.

Gjithashtu Vjollca Arapi shpreh keqardhjen për nënën e Jurgen Kurtit.

E dëgjova në media për vrasjen. Me erdhi keq se ishte djalë i ri. Keqardhje për nenen e tij që i iku djali dhe i them se une dhe familja ime s’kemi lidhje me atë ngjarje. Unë kam kërkuar burgun, drejtësinë, jo vdekjen e tij. Prokuroria e Tiranës erdhi dje ne banesën time dhe beri kontroll. Me morën ne pyetje, por unë nuk di gjë për vrasjen dhe 3 fëmijët e mi jetojnë ne Itali. Drejtësia nuk  u vu ne vend per bashkeshortin tim sepse u ble me para”- tha ndër të tjera bashkëshortja e Agim Arapit.

VDEKJA E AGIM ARAPIT NE DURRES NE VITIN 2017

Nga ekspertiza mjeko- ligjore u vërtetua se shtetasi Agim Arapi ka ndërruar jetë për shkak të problemeve që ka pasur me zemrën, ku nuk ka përballuar dot goditjet me grushta, të kryera nga autorët. Pavarësisht se në vendin e ngjarjes është gjetur një thikë dhe fillimisht u tha se Arapi ishte qëlluar me thikë dhe kishte ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra, policia në njoftimin zyrtar deklaroi se 51-vjeçari ka vdekur për shkak të një ataku kardiak.

Ndërkohë policia e Durrësit shfajësoi Jurgen Kurtin, dhëndrin e një prej autorëve të dyshuar, pasi sipas policisë ai nuk ka marrë pjesë në rrahjen e viktimës.

Policia deklaron se Jurgen Kurti, u shoqërua në polici. Për sa i përket rolit të tij, policia thotë se viktima ia ka kërkuar paratë për tubin e aspirimit Jurgenit, por më pas kanë ndërhyrë dy vëllezërit Ekonomi, një prej tyre vjehrri i të riut dhe e kanë futur në market ku e kanë rrahur brutalisht sa ka humbur jetën për shkak të problemeve me zemrën.

“Gjatë kësaj kohe shtetasi Jurgen Kurti ka qenë jashtë dyqanit ushqimor (qepeni ishte i mbyllur dhe brenda ndodheshin viktima dhe autorët)”, deklaron zyrtarisht policia. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 11 prillit 2017, rreth orës 19:55 në lagjen Nr.1 Durrës, në dyqanin ushqimor, në pronësi të Agim Arapit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: