Home / Politika / Të tjerë “tradhtarë” nga LSI: Enada Koçiraj-Vlorë dhe Nimet Musai-Fier pranojnë mandatin

Të tjerë “tradhtarë” nga LSI: Enada Koçiraj-Vlorë dhe Nimet Musai-Fier pranojnë mandatin

LSI vendosi përjashtimin automatik të të gjithëve atyre që do të pranonin mandatin e deputetit. Por kjo nuk i ka frenuar kandidatët në listën e shumëemërore që të pranojnë mandatin e deputetit.

Enada Koçiraj, e treta në listën e Vlorës, është “tradhtarja” e radhës së LSI, e cila ka pranuar të marrë mandatin dhe do të zëvendësojë ish-deputetin Shezai Rrokaj. Ajo është kandidatja e dhjetë nga radhët e LSI që kërkon të marrë mandatin e deputetit pas djegies së mandateve nga opozita.

Ndërkohë Nimet Musai, kreu i grupit të këshilltarëve të LSI-së në Fier, ka dhënë dorëheqjen këtë të martë nga mandati i këshilltarit të Bashkisë së Fierit, për të pranuar mandatin e deputetit.

Gjatë mbledhjes së sotme, Musai është shprehur se do të jetë edhe në Parlament i njëjti person. Me këtë deklaratë, Musai ka nënkuptuar qëndrimin e tij politik opozitar.

Nimet Musai, kandidat nga lista e LSI-së, ka pranuar thirrjen e Komisionit Qendror Zgjedhor për të pranuar mandatin. Nimet Musai nuk ka humbur kohë dhe ka dorëzuar para një jave formularin e dekriminalizimit, duke konfirmuar marrjen e mandatit të Erisa Xhixhos në Qarkun e Fierit. Erisa Xhixho, e cila ishte në listat e LSI-së, nuk e pranoi mandatin pas thirrjes së vakancës nga KQZ-ja, ndërsa në renditjen e listës së kandidatëve, pas saj ka qenë Nimet Musai.

Leave a Reply

%d bloggers like this: