Home / Politika / Tjetër “rrjedhje” nga LSI, Enada Koçiraj pranon mandatin e deputetit

Tjetër “rrjedhje” nga LSI, Enada Koçiraj pranon mandatin e deputetit

Pranon mandatin e deputetit edhe një tjetër kandidate e LSI-së.

Ajo është Enada Koçiraj dhe ka dorëzauar formularin në KQZ.

Koçiraj ishte kandidatja e tretë në Vlorë dhe zëvendëson ish-deputetin Shezai Rrokaj.

Ajo është kandidatja e 10 e LSI-së që pranon mandatin e deputetit.

Koçiraj ishte pjesë e listës shumëemërore të LSI dhe ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ, në pritje të marrjes së mandatit.

Kjo është një tjetër rrjedhje nga radhët e LSI-së, ose një tjetër “tradhtare” e partisë siç i ka quajtur edhe kryetarja e kësaj force politike Monika Kryemadhi.

Koçiraj merr mandatin neser nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve së bashku me Gjonin dhe Musain.

Deri më tani, bashkë me Enada Koçirajn, në Kuvendin e Shqipërisë opozita e re parlamentare pas dorëheqjes së PD-së, LSI-së dhe aleatëve të djathtë, shkon në 17 deputetë.

11 kandidatë janë betuar në dy seancat e shkuara, tre deputetë, Mylsim Murrizi, Lefter Koka dhe Rudina Hajdari nuk hoqën dorë nga mandati, ndërsa më herët kanë dorëzuar formularin në KQZ edhe Ralf Gjoni kandidati i LSI-së në qarkun e Tiranës dhe Nimet Musai kandidati tjetër i LSI pë qarkun Fier.

KQZ do të thërrasë të gjithë kandidatët në listat zgjedhore të PD dhe LSI në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, deri në shterimin e tyre. Nga momenti i njoftimit nga KQZ, kandidatët kanë 10 ditë kohë për të dorëzuar formularin e vetëdeklarimit, nëse duan që të pranojnë mandatin. Në të kundërt, ata skualifikohen dhe thërritet i radhës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: