Home / Kronika / Shkelzen Berisha, do paguajë dhe 600 mijë USD në SHBA. FBI mban nën vëzhgim burimin e parave

Shkelzen Berisha, do paguajë dhe 600 mijë USD në SHBA. FBI mban nën vëzhgim burimin e parave

Mediat lajmëruan se Shkelzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Berisha kishte humbur që në fillim të marsit gjyqin në Florida të SHBA me Simon & Shuster dhe Guy Lavson, botues dhe autor i librit “Qentë e luftës” që përfshinte Shkelzenin si aktor kryesor në tragjedinë e Gërdecit ku humbën jetën 26 njerëz të pafajshëm.

Nuk është nevoja të hyshë në shumë në detaje në lidhje me argumentin ligjor përmes të cilit gjykata e Floridas kishte rrëzuar padinë e Shkelzenit dhe kërkesën e tij për një dëmshpërblim prej 60 milionë dollarësh për prishje imazhi, pasi këto fakte u bënë të ditura këto dy ditë.

Madje shkuan më tej në argumentin e tij teksa në shpjegimin e dhënë nga gjykata e Floridas u morën të mirëqëna dhe akuzat e vajzës së Kosta Trebickës se në vrasjen e babait të saj biznesmen ka gisht djali i ish kryeministrit Berisha dhe një sërë provash e faktesh të tjera që vertetonin se Shkelzen Berisha ishte pronari i vërtetë i punishtes së vdekjes në Gërdec.

Por humbja e këtij gjyqi, përpos faktit se përbën një bazë të fortë ligjore dhe precedent të gatshëm për të rihapur dhe njëherë hetimin dhe gjykimin e tragjedisë së Gërdecit, e vë Shkelzen Berishën përballë faktit të kryer, të pagesës së shpenzimeve të gjyqit në Florida.

Duke qënë se në SHBA ka kosto të shtrenjta për procedurat ligjore, duke qënë se Shkelzen Berisha e ngriti lart “stekën” e kërkimit të dëmshpërblimit, në 60 milionë dollarë, shuma që duhet të paguajë si shpenzime gjyqi, pikërisht mbi këtë shifër do të përllogaritet.

Në këtë mënyrë, Shkëlzeni do të jetë i detyruar t’i paguajë shtetit amerikan 600 mijë dollarë, për shpenzimet e gjyqit pa hyrë në shpenzime të tjera, të ndonjë kundërpadie të autorëve të librit që mund ta ngrejë në shumëfish koston e pagesës për të.

Organet ligjzbatuese shqiptare dhe partnere këtë herë do të ndjekin paratë dhe burimin nga do të dalin për të paguar shpenzimet e gjyqit, për të arritur pikërisht tek paratë e fshehura jashtë vendit nga familja “Berisha”.

FBI që tani e ka vënë nën vëzhgim familjen Berisha dhe pritet që të ndjekë të gjitha lëvizjet e parave, për të paguar 600 mijë dollarët e humbjes së gjyqit për “Gërdecin” në Florida.

Leave a Reply

%d bloggers like this: