Home / Bota / Wang Yi: Përfitimet e përbashkëta, objektivi i bashkëpunimit Kinë-BE

Wang Yi: Përfitimet e përbashkëta, objektivi i bashkëpunimit Kinë-BE

Të hënën, këshilltari i shtetit dhe ministër i Jashtëm i Kinës Wang Yi dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë Federica Mogherini patën një takim me mediat, ku kryediplomati kinez theksoi që ai dhe znj. Mogherini besonin me vendosmëri që, për Kinën dhe BE-në, bashkëpunimi ka qenë, është dhe do të jetë prirja kryesore.

Wang Yi u shpreh që, për shkak të ndryshimeve kulturore, të sistemit shoqëror dhe të gjendjes së zhvillimit, është e pashmangshme që Kina e BE-ja të kenë mendime të ndryshme mbi disa çështje. Me thellimin e pandërprerë të bashkëpunimit, do të ketë konkurrencë edhe në fusha të tilla si ajo ekonomiko-tregtare, dhe një gjë e tillë është shumë normale. Wang shtoi se Kina po nxit me shumë forcë hapjen e nivelit të lartë dhe zhvillimin me cilësi të lartë.

“Besojmë që Europa do të përfitojë nga raundi i ri i Reformës dhe i Hapjes së Kinës dhe shpresojmë gjithashtu që ndërmarrjet kineze të trajtohen në mënyrë të barabartë, të drejtë dhe jodiskriminuese. Me një fjalë, Kina dhe BE-ja nuk mund ta shmangin konkurrencën, po bashkëpunimi është prirja kryesore dhe përfitimet e përbashkëta janë objektivi ynë,” u shpreh Wang Yi.

Kreu i diplomacisë kineze theksoi gjithashtu që sivjet BE-ja do të ketë zgjedhje dhe ndryshim të administratës, por politikat e Pekinit lidhur me Brukselin do të mbeten të qëndrueshme dhe të vazhdueshme. Ai shprehu shpresën që edhe BE-ja do të veprojë në të njëjtën mënyrë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: