Politika

Ambasada e SHBA: Gaboheni, reforma në drejtësi nuk do dështojë

E ngarkuara me punë e SHBA-së në vendin tonë Leyla Moses-One ka dhënë një mesazh të gjithë kritikëve të reformës së drejtësi në Shqipëri. “Shqipëria të bëjë progres në reformat e saj. Janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë, sundimi i ligjit, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. Lajm i mirë është se po ecën në rrugën e duhur. Reforma në drejtësi është në rrugë e sipër, do t’i falë Shqipërisë një drejtësi transparente”,- tha ajo. Këto deklarata ajo i bëri Në kuadër të 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Sipas Leyla Moses-One, Rusia është një nga kërcënimet për vendet e NATO-s, por jo e vetmja. SHBA-të vijoi ajo, janë të angazhuara të mbrojnë vlerat e aleancës.

Fjala e plote e te ngarkuares me punë në ambasaden e SHBA

Për dhjetë vjet, Shqipëria e ka bërë aleancën tonë më të fortë nëpërmjet angazhimit të saj me trupa dhe burime në Afganistan, Kosovë, Bosnje dhe Irak, ndërmjet misioneve të tjera. Ajo i kushton 3.9 përqind të forcave të saj ushtarake aktiviteteve të NATO-s, duke u kthyer kështu në kontribuesen e dytë më të madhe të numrit të trupave për frymë në aleancë. Shqipëria do të vijojë ta bëjë aleancën më të fortë nëpërmjet investimit prej 58 milionë dollarësh për modernizimin e bazës ajrore të Kucovës, e cila do të përforcojë operacionet e furnizimit nga ajri, mbështetjen logjistike, patrullimin ajror, trajnimet dhe stërvitjet. Roli shumë i madh i Shqipërisë në aleancë është shembull për të gjitha vendet aleate.

Roli i Shqipërisë në NATO rritet së bashku me përgjegjësinë e saj për të bërë përparim të vazhdueshëm në reformat demokratike. Këto reforma janë themelore për vlerat që mbron aleanca, dhe janë thelbësore për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Përparimi duhet të vazhdojë për të përmirësuar zbatimin e ligjit, çrrënjosjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe krijimit të një ekonomie të forte që është e lirë dhe e barabartë për cilindo. Lajmi i mirë është se Shqipëria është në drejtimin e duhur, pavarësisht se ka ende punë për të bërë. Reforma në drejtësi, për shembull, është ende në shinat e duhura dhe shumë shpejt do t’iu sjellë shqiptarëve sistemin e ndershëm dhe transparent të drejtësisë që meritojnë. Mesazhi im për cilindo që thotë se reforma në drejtësi është kompromentuar apo po dështon është: e keni gabim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button