Home / Kronika / Protesta – Demonstruesit ulen në tokë para Kuvendit

Protesta – Demonstruesit ulen në tokë para Kuvendit

Duket se është qetësuar situata para Kuvendit, teksa protestuesit kanë vendosur që të vijojnë protestën e tyre duke qëndruar të ulur para Kuvendit.

Ky veprim i tyre është lexuar si një mesazh qëndrese, se ata do të ulen e do të rrinë gjatë aty.

Mes tyre është kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe disa deputetë.

Mes protestuesve është ulur edhe kreu i PD-së-së së Fierit, Luan Baçi i ndaluar nga policia bashkë me të birin në protestën e 16 Marsit. “Rama ik”, dëgjohen protestuesit gjatë demostratës përballë Kuvendit, ndërsa bashkë me ta janë ulur edhe ish-deputetët e PD dhe LSI.

Nuk kanë munguan edhe sot momentet e tensionit dhe të përplasjeve mes policisë dhe protestuesve të grumbulluar para godinës së Parlamentit prej orës 09:30, që synonin bllokimin e të gjitha hyrjeve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: