Politika

Progres-raporti për Shqipërinë, Ambasadorja Vlahutin konferencë me Ramën

romana_vlahutin1Pas publikimit të Progres Raportit që përfshin edhe Shqipërinë nga Komisioneri për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Štefan Füle,

Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin, do të mbajë sot një konference për shtyp rreth orës 19 e 30 në Qëndren e Informimit të Bashkimit Evropian. Por përpara konferencës, Ambasadorja Vlahutin do të takojë në orën 15.30 kryeministrin Edi Rama, ndërsa në orën 16:00 do të kenë një konferencë të përbashkët.

Axhenda e takimeve të diplomates së BE-së, do të zhvendoset më pas në Presidencë, ku rreth orës 16:30 do të takojë Presidentin Nishani ndërsa rreth orës 17 e 15 minuta do të takojë Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta.

Gjithashtu, Ambasadorja do të takohet në 18:00 me Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, ndërsa në 19:00 me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Ndërsa rreth orës 19:30 do të zhvillojë një konferencë përmbyllëse tek Qendra e Bashkimit Evropian.

Në kuadër të publikimit të Paketës së Zgjerimit dhe Raportit të Progresit për vitin 2014, nga ana e Komisionit Evropian, Qendra e Informimit të Bashkimit Evropian do të krijojë mundësinë e lidhjes direkte, nëpërmjet kanalit televiziv satelitor EBS të Komisionit Evropian, për të transmetuar drejtpërsëdrejti në ambjentet e Qendrës, konferencën për shtyp që Komisioneri për Zgjerimin në Komisionin Evropian,  Štefan Füle do të mbajë rreth orës 14.30 në lidhje me progresin e bërë nga vendet që aspirojnë të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, duke përfshirë edhe raportin për Shqipërinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button