Rajoni

Dorëheqje në qeverinë bullgare: Ministrja e Drejtësisë dhe dy zv/ministra, dyshime për blerje të apartamente në Sofje

Të shtunën më 23 mars, Ministrja e Drejtësisë Cecka Caçeva dhe Zv.Ministrja e rinisë dhe sportit Vanja Koleva dhanë dorëheqje për shkak të akuzave se kanë përvetësuar në mënyrë të dyshimtë apartamente në Sofje, dhe kryeministri Bojko Borisov pranoi dorëheqjet e tyre. Por dorëheqjen vazhdojnë. Dje, të hënën, më 25 mars, një dorëheqje tjetër.  Krasimir Përvanov dha dorëheqje nga posti i Zv/Ministrit të energjetikës. Vendimi i tij vjen në sfondin e skandalit me blerjen e apartamenteve në Sofje me çmime preferenciale. Përvanovi është përfaqësues i “Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë”, që është pjesë e koalicionit qeverisës.

Kryetarja e Kuvendit Cveta Karajançeva informoi se nuk ka vendim politik për dorëheqjen eventuale të kryetarit të grupit parlamentar të partisë qeverisëse GERB Cvetan Cvetanov, i cili po ndodhet në qendrën e skandalit. Çështja do të diskutohet pas kthimit të tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës , shpjegoi Karajançeva.

Ndërkohë Zv.Kryeministri Tomisllav Donçev komentoi para mikrofonit të Radios Kombëtare Bullgare se skandali “ka potencial të shkaktojë tronditje, posaçërisht në situatën parazgjedhore”.  Sipas Donçevit akoma çështja nuk është zhvilluar deri në fund dhe ka nevojë për sqarime nga ana e kryetarit të partisë qeverisëse GERB Cvetan Cvetanov.

Nga koalicioni i majtë “Partia Socialiste Bullgare për Bullgarinë” deklaruan se insistojnë jo vetëm për dorëheqjen e liderit të GERB-it Cvetanov, por edhe për largimin e tij nga politika bullgare. Pritet se këtë javë çështja do të diskutohet gjerësisht dhe në sallën plenare të Parlamentit.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button