Bota

Fed ndalon tkurrjen monetare-Nuk ka rritje të interesave në 2019

Rezerva Federale në Shtetet e Bashkuara ndaloi papritmas nismën 3-vjeçare për të tkurrur politikat monetare,  duke hedhur poshtë mundësinë e rritjes së normave të interesit për këtë vit.   Institucioni tregoi për shenja të ngadalësimit ekonomik dhe shtoi se do të ndalojë tkurrjen e bilancit në muajin Shtator. Tkurrja monetare ndaloi poshtë nivelit të projektuar në fund të 2015-ës, ku u bë edhe rritja e parë e interesave në 1 dekadë. Pasi uli projeksionet për ekonominë, punësimin dhe inflacionin, Rezerva Federale la normën bazë të interesit të pandryshuar në 2.25-2.5% dhe shtoi se nuk do të ketë ndërhyrje të paktën për këtë vit.

Institucioni bëri të ditur se do të ngadalësojë uljen mujore të zotërimeve të mbi 50 miliardë dollarë aktiveve dhe t’i ndalojë në muajin Shtator,  duke përfunduar një nivel të dytë të tkurrjes monetare që kishte nisur që prej vitit 2017. Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell, tha se do të duhet pak kohë përpara se objektivat të detyrojnë një ndryshim të politikave monetare.

Në Tetor 2017, kemi lejuar rënien e zotërimeve duke mos riinvestuar  pagesat që marrim kur maturojnë letrat me vlerë. Ne do të ngadalësojmë reduktimin e zotërimeve në muajin Maj dhe do t’i përfundojmë në muajin Shtator të këtij viti.”

Rezerva Federale uli poshtë numrin e rritjeve të normës bazë të interesit për këtë vit në zero nga dy që projektonte në muajin Dhjetor, duke ndryshuar qasjen agresive të politikave, përball rreziqeve ekonomike.  Sipas politikëbërësve, rritja e fortë ekonomike dhe fuqizimi i tregut të punës pritet të vazhdojnë. Megjithatë, rreziqet janë shtuar, ndërkohë që shpenzimet familjare dhe investimet e bizneseve treguan rënie në nisje të vitit,  duke sinjalizuar se efektet e stimujve fiskalë mund të jenë zbehur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button